Takohen sot Erdogani dhe Putini

10.03.2017 13:22

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, sot do të takohet me homologun rus, Vladimir Putin....

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, sot do të takohet me homologun rus, Vladimir Putin, me të cilin do të bisedojë për konfliktin në Siri dhe Irak, për marrëdhëniet ekonomike dhe energjetike, si dhe për përpjekjet për të luftuar terrorizmit.

Vizita e Erdoganit në Moskë vjen në kohën e rritjes së tensioneve mes Turqisë dhe Bashkimit Europian.

Erdogan është kritikuar rëndë nga autoritetet gjermane pasi ka akuzuar Berlinin për “praktika naziste”, pasi disa qytete gjermane anuluan tubimet e planifikuara nga ministrat e qeverisë turke.

Tubimet kishin për qëllim që të fitojnë mbështetjen e votuesve turq që jetojnë në Europë për referendumin e prillit në Turqi, i cili do t’ia zgjeronte fuqitë kushtetuese Erdoganit.