Dyzeldorf, pesë të plagosur nga sulmi me sëpatë

10.03.2017 13:30

Së paku pesë persona kanë mbetur të lënduar pas një sulmi me sëpatë....

Së paku pesë persona kanë mbetur të lënduar pas një sulmi me sëpatë, në stacionin qendror të trenave, në Dusseldorf të Gjermanisë.

Sulmi ndodhi në mbrëmjen e së enjtes, rreth orës 21:00. Dy arrestime u bërë menjëherë.

Zëdhënësi i policisë, Rainer Kerstiens, thotë për AP se shumë sulmues tjerë mund të kenë ikur. Dëshmitarët kanë parë shumë persona të shtrirë për toke, të rrethuar nga gjaku.

Stacioni që shfrytëzohet nga së paku një çerek milioni pasagjerë në ditë momentalisht është i mbyllur.