Maqedoni

Pa ujë nesër një pjesë e Kisella Vodës

10.03.2017 14:33

Pa ujë nesër nga ora 12:00 e deri në përfundimin e intervenimit do të mbesin shfrytëzuesit nga rrugët "Vera Jociq"...

Pa ujë nesër nga ora 12:00 e deri në përfundimin e intervenimit do të mbesin shfrytëzuesit nga rrugët "Vera Jociq", "Gjorgji Dimitrov" dhe një pjesë e rrugës "Narodni Heroi" në komunën e Kisella Vodës.
 
Siç informon Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza e Qytetit të Shkupit, ndërhyrja për largimin e defektit në rrugën "Gjorgji Dimitrov" nr.11 në lagjen Kisella Voda, duhet të punohet sot, por për shkak të defekteve më prioritare është shtyrë për nesër./Mia