Maqedoni

“Margina Obskura”, përkrahje për personat me pengesa në zhvillim

10.03.2017 15:45

Përforcimi i dialogut qytetar dhe ngritja e vetëdijes për çështjen e personave me aftësi të kufizuara është qëllimi kryesor i projektit “Margina Obscura"

Përforcimi  i dialogut qytetar dhe ngritja e vetëdijes për çështjen e personave me aftësi të kufizuara është qëllimi kryesor i projektit “Margina Obscura” për qasjen e personave me aftësi të kufizuara drejt BE-së. Përmes këtij projekti synohet të sigurohen grande dhe trajnime për këta persona që të kenë kyçje në politikat lokale dhe kombëtare.
 
“Është e nevojshme bashkimi i fuqive për t’i tejkaluar barrierat me të cilat përballen personat me aftësi të kufizuara. Me barrierat që ballafaqohen, nuk mendoj vetëm në pengesat fizike, por edhe në stereotipat që ekzistojnë në shoqëri dhe përballen çdo ditë, si në infrastrukturë apo qasjen deri te objektet dhe stereotipat, si dhe në krahasimi me personat pa aftësi të kufizuara”,- deklaroi udhëheqësi i projektit - Delegacioni i BE-së, Mauro Di Veroli.
 
“Në 24 muajt e ardhshëm do të punojmë për të krijuar një platformë kombëtare nga organizatat e personave me aftësi të kufizuara, si dhe rritjen e kapacitetit të tyre”,- u shpreh Elena Kocoska nga Shoqata “Polio Plus”.
 
Projekti është i organizuar nga “Poliso plus” dhe Agjencia për Bashkëpunim Edukim dhe Zhvillim, ndërsa përkrahet nga Bashkimi Europian.
 
VLORA LATIFI-TOPOJANI