Ivanov: RM-ja ka ushtri të gatshme që e mbron nga çdo sfidë
Presidenti Ivanov ka marrë pjesë sot në aktivitetet kushtuar 25 vjetorit të ngritjes së flamurit.....

Presidenti Ivanov ka marrë pjesë sot në aktivitetet kushtuar 25 vjetorit të ngritjes së flamurit të Maqedonisë në kufirin shtetëror në karaullën “Fusha e rrafshët”.
Edhe atëherë dhe tani, ky flamur paraqet porosinë e qartë se ky është territori i shtetit sovran dhe të pavarur, me një ushtri të aftë që ta mbrojë me çdo kusht, ka rikujtuar Ivanov.
"Edhe sot, si edhe para çerek shekulli, përballemi me sfida. Por, edhe sot, si edhe para çerek shekulli, e kemi Armatën e Republikës së Maqedonisë, e cila është mbrojtëse nga kërcënimet, krenari e qytetarëve dhe shpresë për paqe në vend. Kjo ushtri ka standarde të larta në punë dhe deri tani suksesshëm e ka treguar veten deri tani. Transformimi dhe modernizimi i ushtrisë ka ndikuar që të jemi më të sigurtë për këto vite”,- ka deklaruar Ivanov.
