Maqedoni

Samiti i liderëve në Bruksel, Mogherini: KE të dalë me mesazh të qartë angazhimi

10.03.2017 16:39

Emigracioni, strategjia globale për mbrojtje dhe siguri dhe gjendja në Ballkanin perëndimor...

Emigracioni, strategjia globale për mbrojtje dhe siguri dhe gjendja në Ballkanin perëndimor, janë tre temat kryesore të Samiti të shefave të shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të BE-së në Samitin dyditor në Bruksel. Shefja e Diplomacisë europiane, Federika Mogherini, pret që për Ballkanin liderët të miratojnë konkluzionet e takimit të Këshillit të ministrave që u mbajt të hënën. 
 
“Para një jave kam vizituar rajonin, kam biseduar me ministrat e jashtëm dhe pres që Këshilli i Europës të dalë me një mesazh të qartë angazhimi, deklaratë të hapur dhe të besueshme në rrugën e rajonit drejt integrimit euroatlantik. Qytetarët europianë kërkojnë unitet dhe kapacitet që të realizohet ajo që kemi premtuar”,- deklaroi eurokomisioneri për politikë të jashtme dhe siguri në BE, Federika Mogherini.
 
Mogherini nuk e ka komentuar në mënyrë specifike gjendjen në Maqedoni, megjithëse tashmë gjatë gjithë javës ka dhënë apele për qetësi dhe përmbajtje nga retorika provokuese dhe ka kërkuar nga presidenti Ivanov të veprojë me mençuri. Një nga kushtet për kapërcimin e krizës, sipas saj, është zgjedhja sa më shpejt e kryetarit të kuvendit. 
 
As sot, Brukseli zyrtar nuk kishte përgjigje ndaj letrës së dërguar ditë më parë nga Ivanov. Jozyrtarisht rreth saj do të diskutohet nesër në kuadër të Samiti të liderëve.
 
BESIM ABDULLAI