Maqedoni

Sulmi në Gjermani, autori është shqiptar, kishte probleme psikike

10.03.2017 17:30

Sulmuesi që qëlloi me sëpatë nëntë persona në stacionin kryesor të trenit, në qytetin gjerman të Dyseldorfit, të enjten në mbrëmje, vuante nga probleme psikologjike, ka konfirmuar policia...

I dyshuari është një 36 vjeçar nga Kosova, i cili jeton në qytetin perëndimor gjerman, Vuppertal, i cili pasi plagosi nëntë persona, pesë prej të cilëve në gjendje më të rëndë, u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes, por u hodh nga një urë aty pranë, duke u vetëplagosur. Ai është arrestuar dhe ndodhet në spital. Policia tha se besonte se ai ka vepruar i vetëm.

Për fat të mirë, asnjë prej të plagosurve nuk janë në rrezik për jetën dhe ndodhen në gjendje të qëndrueshme shëndetësore. Një zëdhënës i policisë tha të enjten vonë se policia nuk e konsideron sulmin si akt terrorist, por si një “tërbim”.