Maqedoni

Lëvizja BESA: Është program i LSDM-së, nuk jemi pyetur

10.03.2017 18:54

Nga Lëvizja BESA thonë se programi qeveritar i prezantuar nga lideri i LSDM-së është ofertë që ka ardhur si rezultat i negociatave që i kanë zhvilluar LSDM-ja me BDI-në..

 “Lëvizja BESA nuk ka marrë pjesë në përpilimin e asaj oferte”,- thonë nga Lëvizja BESA. Nga kjo lëvizje bëjnë të qartë se vetëm kanë deponuar nënshkrimet që Zaev të krijojë shumicën e domosdoshme parlamentare që të marrë mandatin nga presidenti Ivanov. “Deri në adresën tonë nuk ka arritur asnjë ofertë për bashkëqeverisje, andaj në këtë moment nuk mund të prononcohemi”,- thonë nga Lëvizja BESA.