Maqedoni
Shqipja në banknota dhe uniforma, BDI: Është në përputhje me Kushtetutën
10.03.2017 19:20
Ka reaguar edhe BDI për pjesën e prononcimit të Zaevit se bankënotat dhe uniformat do të mbeten vetëm në gjuhën maqedonase dhe në to nuk do të përfshihet edhe shqipja...

Nuk mund të jetë antikushtetuese përdorimi i shqipes në banknota dhe monedha, thonë nga BDI. Ata përkujtojnë kreun e LSDM-së se përfshirja e shqipes në bankënota është në përputhje me kushtetutën, njësoj si përdorimi i pasaportës dygjuhësore që shfrytëzohet si dokument valid zyrtar brenda dhe jashtë Maqedonisë.
