Maqedoni

ShVL-UÇK, nderohet të shtunën dëshmori, Ruzhdi Veliu

10.03.2017 19:58

Shoqata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare përkujton nesër Ruzhdi Veliun...

“Ai ishte anëtar i Lëvizjes Popullore, guerilas i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe pararojë e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare”, përkujtojnë nga ShVL–UÇK. 
 
Nderim-kujtimi për dëshmorin e vitit 2001, Ruzhi Veliun, bëhet nesër në vendprehjen e tij, në fshatin Kollare të Kërçovës, në orën 14:00. Një nderim, në të cilin do të marrin pjesë familjarët dhe shokët e tij të idealit.