Botë

Turqi, rrëzohet helikopteri, pesë të vdekur

10.03.2017 20:28

Të paktën pesë persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e rrëzimit të një helikopteri në Turqi...

Helikopteri i ngritur nga aeroporti “Ataturk” i Stambollit është rrëzuar në paraditen e sotme mbi autostradën E-5.
 
Në helikopter kanë qenë shtatë persona, në mesin e të cilëve dy pilotë dhe disa shtetas të huaj. Në bordin e helikopterit po udhëtonin drejtues të lartë ekzekutivi biznesi dhe ai është rrëzuar në mesin e rrugës, pasi goditi një antenë televizive në një lagje periferike të Stambollit, duke shkaktuar pesë viktimat.
 
Autostrada E-5 është mbyllur në të dy kahet për shkak të shpërndarjes së gjerë të pjesëve të helikopterit nga përplasja.