Maqedoni

Zjarr në ndërtesën e “Jahja Kemal”, nuk ka të lënduar, vetëm dëm të vogël material

10.03.2017 21:30

Sot në mëngjes ndërtesa e Kolegjit “Jahja Kemal” në Qendrën e Shkupit është kapluar nga zjarri...

Zjarri ka shpërthyer në çati dhe menjëherë është fikur, informojnë nga Njësitë kundër zjarrit. Sipas informata të para, nga zjarri është shkaktuar një dëm i vogël material.

Dëshmitarët okularë thanë se gjatë zjarrit, të gjithë të punësuarit kanë dalë nga ndërtesa.