Maqedoni

30 ditë paraburgim për Sead Koçan, Gjykata: MPB ta gjejë e të zbatojë vendimin

10.03.2017 19:39

Në faqen zyrtare të Gjykatës Penale Shkupi 1 është publikuar edhe vendimi ku kërkohet nga organet kompetente që të arrestojnë biznesmenin Sead Koçan...

Në faqen zyrtare të Gjykatës Penale Shkupi 1 është publikuar edhe vendimi ku kërkohet nga organet kompetente që të arrestojnë biznesmenin Sead Koçan në kohëzgjatje prej 30 ditësh, që llogariten nga momenti i paraburgimit.
 
Në vendimin autorizohen organet kompetente pranë MPB-së në Shkup, Njësia për hetime për gjetjen e personit S. K. dhe për realizimin e masës paraburgim dhe për të njëjtën gjë të informojnë Gjykatën Shkupi 1. 
 
Sead Koçan është i akuzuar në rastin “Trust”, që është rasti i fundit i publikuar nga PPS. Vendimi paraprak i marrë nga Gjykata është i gabuar, sqarohet në vendimin e fundit të Gjykatës, e cila tani vlerëson se ekzistojnë dyshime për rrezikun e arratisjes së të dyshuarit.
 
I dyshuari është një njeri i pasur dhe ky është një fakt që shton dyshimet se mund të largohet nga vendi, pasi ka asete financiare që i mundësojnë një gjë të tillë.
 
“Në rrethana kur i dyshuari posedon pasaportë dhe nuk i kufizohet lëvizja e lirë, ai mund të fshihet e të jetë i padisponueshëm për organet ligjzbatuese. Këshilli vlerëson se lloji, natyra dhe serioziteti i veprës penale në të cilën Koçan është akuzuar, e që mund të rezultojë me një dëmin prej të paktën pesë vitesh, janë rrethana që gjenerojnë rrezikun se ai mund të largohet nga vendi, për çka është e patjetërsueshme masa e paraburgimit”,- thuhet në vendim.