Maqedoni

Komunikacioni pa ndalesa, reshje të dobëta të borës në grykat malore

11.03.2017 12:30

Komunikacioni në shtet po zhvillohet nëpër rrugë vende-vende të lagështa...

Reshje të borës që nuk mbeten në rrugë vërehen në Strazhë, Mavrovë, Krushevë, Bukovë, Gjavatë dhe Pletvar, informon Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM) më raportin e mëngjesit për gjendjen e rrugëve.
 
LAMM rekomandon vozitje të kujdesshme, shpejtësi të adaptuar të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Nëpër gryka malore është e mundur dukuria më e shpeshtë e shembjeve, posaçërisht në drejtimet rrugore: Koçan - Makedonska Kamenicë - Dellçevë, Vinicë - Berovë, Gostivar - Strazhë, Mavrovë - Dibër - Strugë, Dmeir Kapi - Udovë, Katllanovë - Veles, Krushevë - Demir Hisar dhe Resnjë - Bukovë.
 
Komunikacioni në drejtimin rrugor A3 Prilep - Manastir - Resnjë përmes rreth rrotullimit Manastir është ndërprerë për shkak të rrëshqitjeve të dheut, që janë pastruar, por për shkaqe preventive komunikacioni po rikahëzohet përmes qytetit të Manastirit. Është vendosur sinjalizim adekuat rrugor.
 
Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është i matur.
 
Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
 
Obligimi ligjir për posedim të obliguar të pajisjes dimërore në autoimjete zgjatë deri më 15 mars 2017./mia