LPFM

Shkëndija kap “trenin” e fundit për Evropë. Nga Renova u prit më tepër, ndërsa Gostivari si e filloi, ashtu e përfundoi

19.05.2014 12:39

Fundjava e cila është pas nesh, solli edhe ndeshjet e fundit në kuadër të Elitës së futbollit në vend, ku pas 33 xhirove të zhvilluara ra sipari i garave për edicionin e 22-të, në shoqërinë e më të mirëve pas mëvetësimit të Maqedonisë e këtej………….

Fundjava e cila është pas nesh, solli edhe ndeshjet e fundit në kuadër të Elitës së futbollit në vend, ku pas 33 xhirove të zhvilluara ra sipari i garave për edicionin e 22-të, në shoqërinë e më të mirëve pas mëvetësimit të Maqedonisë e këtej. 33 xhiro plotë ambicie, emocione, dëshira dhe sakrifica, për të siguruar dalje në skenën evropiane futbollistike dhe mbijetesë në Elitëen e futbollit vendor, janë thekset kryesore të të gjithë asaj që ndodhi në kuadër të futbollit më cilësor në Maqedoni.

Ajo që na gëzoi më së shumti është se Shkëndija e Tetovës zuri trenin e fundit për në Evropë, pikërisht në mbarim të kampionatit dhe atë fal triumfit kundër Pelisterit të Manastirit, në stadiumin rrëz Sharrit dhe epilogut baraz në ndeshjen tjetër vendimtare e cila u zhvillua në Shtip, mes Bregallnicës vendase dhe Vardarit të Shkupit, që përfundoi me rezultat të bardhë 0 me 0.

U bë mirë që futbollistët e Shkëndisë siguruan vizën për garat kontinentale – Europa Ligë dhe tash skuadrën e Shpëtim Duros e pret një punë tejet e vështirë dhe me përgjegjësi, që mos të luaj rol episodik, por përkundrazi të shkon sa më lartë në këtë garë prestigjioze të futbollit Evropian menjëherë pas LKE në futboll. Në qarshi po flitet se gjatë kësaj vere në radhët e skuadrës “Kuq e zi” do të vijnë futbollistë të rangut cilësorë. Pas këtij suksesi mbrëm në Tetovë, është krijuar spontanisht një atmosferë festive e cila ka përngja në një dasëm të madhe.

Nga ana tjetër, Renova u bë mirë që ia doli të siguroi ekzistencën dhe në fund me 44 pikë të tubuara këtë stinor, e përmbylli në vendin e 8-të që dora në zemër nuk është ndonjë sukses për lavdatë. Si do qoftë, kampionatin e ardhshëm nga “vëllai” më I ri në futbollin tetovar presim më tepër. Shkëndia e fortë, don të thotë edhe Renova e fortë.

Nga Gostivari u prit më shumë dhe përshëndetja nga Elita e futbollit në vend nuk është diçka e panjohur, ngase Gostivari fillim e mbarim luajti dobët, kështu që një mossukses I këtillë edhe është pritur, sepse mezi u tubuan 15 pikë që nuk përmbushin as parametrat elementare për të siguruar ekzistencën në shoqërinë e më të mirëve.

Për fund, do theksuar se edhe sivjet niveli i futbolliot të demonstruar ne kategotinë e më të mirëve në Maqedoni ishte identik me vitet e kaluara, ndaj, për këtë dëshmi më e mirë është vizita tejet e dobët nëpër stadiumet e vendit me përjashtim kur luante Shkëndija e Tetovës, e cila kishte mesataren nga 5.000 shikues në ndeshje, e në moment ky numër arrinte edhe në mbi 10.000 mijë, që është për çdo lëvdatë.

Sivjet, pos Shkëndisë së Tetovës, Maqedoninë në arenën evropiane futbollistike do ta përfaqësojnë Rabotniçki në Ligën e Kampionëve evropian, ndërsa Turnova, Metalurgu dhe Shkëndija në Ligën Europa. (Sami Ademi, TVM2)