Thaçi, dorëheqje nëse nuk pranohet nisma për ushtrinë
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, thotë se do të paraqes dorëheqje dhe do inicoj zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare...

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, thotë se do të paraqes dorëheqje dhe do inicoj zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare, nëse ligjvënësit nuk e miratojnë propozimin e tij për krijimin e ushtrisë së Kosovës, për shkak të vërejtjeve të aleatëve perëndimorë të Kosovës dhe pakicës serbe në Kosovë.
“Nëse nuk do të votojnë në favor, unë do të paraqes dorëheqje si president, në atë sekondë”, i tha mbrëmë Radio Televizionit të Kosovës, presidenti Hashim Thaçi.
“Një legjislaturë që nuk do të votoj për ushtrinë e vendit të vet duhet të tërhiqet”, tha ai dhe ka shtuar se ai do t’i tejkaloj vërejtjet nga aleatët e NATO-s duke e koordinuar planin “100 përqind” me ata.
Dit më pare presidenti I Kosovës ka inicuar ndryshime ligjore për transformimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës, për çka nuk do të duheshin votat e pakicës serbe e cila kundërshton themelimin e ushtrisë së Kosovës.
Por NATO, Uashingtoni dhe Brukseli kanë preferuar që ushtria e Kosovës të themelohej nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese, për çka do të duhej edhe pëlqimi i pakicës serbe.
