Botë

Së paku 17 të vdekur nga epidemia e fruthit në Rumani

11.03.2017 15:27

Rumania është kapluar nga epidemia e fruthit, e cila deri tani ishte arsyeja për vdekjen e së paku 17 personave...

Rumania  është kapluar nga epidemia e fruthit, e cila deri tani ishte arsyeja për vdekjen e së paku 17 personave, lajmëruan sot mediumet rumune.

Ministri rumun i Shëndetësisë, Florian Bodog kumtoi se nga paraqitja e rasteve të para të sëmundjes vitin e kaluar në shtator, e deri më tani, në vend janë regjistruar rreth 3.400 persona të sëmurë nga fruthi.
 
për shkak të epidemis[, Rumania solli vendim që ta ulë kufirin e moshës për pranim të vaksinës kundër fruthit prej 12 në nëntë muaj dhe rekomandoi vaksinim të të gjithë fëmijëve më të rinj se nëntë vjeç.
 
Qendra evropiane për preventivë dhe kontroll të sëmundjeve para disa ditëve paralajmëroi se ekziston "mundësi e madhe" për zgjerim të fruthit nga Rumania në shtete të tjera.
 
Numri më i madh i perosnave të sëmurë nga fruthi në Rumani janë regjistruar në pjesët perëndimore dhe jugperëndimore të vendit./mia