Siri, sulme me bomba në Damask 30 të vrarë
Nga dy sulme me bomba në pjesën e vjetër të kryeqytetit sirian Damask janë vrarë së paku 30 persona...

Nga dy sulme me bomba në pjesën e vjetër të kryeqytetit sirian Damask janë vrarë së paku 30 persona ndërsa janë plagosur më shum se 40 të tjerë.
Lajmin e ka raportuar Observatori sirian për të drejtat e njeriut, me seli në Londër, që i ka vëzhguesit në terren në Siri.
Sipas këtij grupi, një bombë ka eksploduar në një rrugë derisa aty kalonte një autobus, ndërsa një sulmues vetvrasës e ka sulmuar një kompleks ku gjenden disa tempuj shiitë, që vizitohen nga pelegrinët e gjithë botës.
Agjencia shtetërore e lajmeve, SANA, ka raportuar se “dy bomba të vendosura nga terroristët kanë eksploduar afër varrezave, Bab al-Saghir, në Bab Musalla, duke shkaktuar vdekje dhe plagosje”.
Stacioni televiziv, Al-Maydeen, me seli në Liban, ka raportuar se cak i sulmeve me bomba ishin autobusët me të cilët pelegrinët udhëtonin për në varrezat, Bab al-Saghir. Askush nuk e ka marrë prëgjegjësinë për këtë sulm.
