Aleanca për Shqiptarët, të zbatohet vullneti i shumicës së elektoratit
Pas publikimit të programit të qeverisë së re nga ana e liderit të LSDM-së Zoran Zaev...

Pas publikimit të programit të qeverisë së re nga ana e liderit të LSDM-së Zoran Zaev, me vlerësimin e tyre kanë dalur edhe nga Aleanca për Shqiptarët, nga e cila thonë se është e rëndësishme të zbatohet vullneti i shumicës së elektoratit, që u shprehën për ndryshime rrënjësore.
“Është e rëndësishme që të zbatohet vullneti i shumicës së elektoratit, i cili në mënyrë të qartë u shpreh se është i interesuar për ndryshime rrënjësore dhe për një qasje të re në drejtim të barazisë së plotë, progresit shoqërorë dhe synimeve strategjike siç janë integrimi në BE dhe NATO. Sa i përket 15 parimeve prioritare që shpalosi LSDM, Aleanca për shqiptarët vlerëson se partitë politike shqiptare në Programin e zgjeruar qeveritar do të jenë vigjilente që të përfshijnë të gjitha pikat me interes të lartë kombëtar dhe qytetar”, thuhet në komunikatën e Aleancës për Shqiptarët.
