Maqedoni
Shoqatat e gazetarëve nga rajoni, të ndërpritet dhuna ndaj gazetarëve në Maqedoni
11.03.2017 16:46
Të ndërpritet dhuna ndaj gazetarëve, ishte mesazhi I dhënë nga ana e shoqatave të gazetarëve...

Të ndërpritet dhuna ndaj gazetarëve, ishte mesazhi I dhënë nga ana e shoqatave të gazetarëve nga Bosnja Hercegovina, Kosova, Serbia, Mali I Zi dhe Kroacia.
Ata thonë se janë bashkë për të ngritur zërin kundër eskalimit të dhunës në Maqedoni, ndërsa ftojnë institucionet e maqedonisë që në mënyrë sa më të shpejtë të ndërmarrin masa për të ndaluar dhunën e ushtruar ndaj gazetarëve.
“Mendoj se është koha e fundit që kjo vale e dhunës të ndërpritet sa nuk është bërë vonë, sepse mendoj se në maqedoni janë bërë gjitha llojet e presionit janë zbatuar dhe mos dhashtë zoti që të na ndodhe diçka më e keqe, prandaj ne jemi këtu bashkë që të paralajmërojmë institucionet që mos të lejojnë të ndodhin sulme edhe më të rënda kundër gazetarëve me pasoja të paparashikueshme”, shprehet kryetari i SHGM-së Naser Selmani.
“Anëtarët këtij rrjeti rajonal që lufton për larine e shprehjes dhe sigurinë fizike të gazetarëve kërkon nga autoritetet maqedonase menjëherë të ndërprejnë secilën dhunë ndaj gazetarëve dhe menjëherë dhe në mënyrë efikase të hetojë të gjitha sulmet e deritanishme, të dënohen ushtruesit dhe porositësit e dhunës”, shprehet Sasha Lekoviç kryetar i shoqatës së gazetarëve të Kroacisë.
Rajoni është duke pësuar një krizë të[ thellë sa I përket lirisë së shprehjes, por Maqedonia është në një gjendje më alarmante për shkak se po kalon në një krizë të thellë politike
"Sa I përket situates, sidomos të sigurisë, normalisht që rajoni është duke pësuar njhpë krizë për shkak se numri I madh I gazetarëve po sulmohen në kosovël, poashtu e njejta gjendje është edhe në Maqedoni. Megjithatë ne e dimë se situate në Maqedoini është jashtzakonisht keq, për shkak se ka sulme pak a shum të orkestruara ndaj gazetarëve dhe kemi pare edhe sulme fizike që kanë tejkaluar përmasat , për këtë arsye ne sivjet kemi pare të arsyeshme që në formë proteste kundër këtyre sulmeve të organizohemi dhe të dalim publikisht me një qëndrim në mbrojtje të komunitetit të gazetarëve”, shprehet Shkëlqim Hysenaj kryetar i asosiacionit të gazetarëve.
Në katër vitet e fundit në Maqedoni janë regjistruar 44 sulme kundër gazetarëve, 19 prej të cilave kanë ndodhur vitin e fundit. Gjithashtu u kërkua që edhe faktori ndërkombëtar ti bëjë më tepër shtypje ndaj autoriteteve maqedone të respektojnë lirinë e fjalës dhe ta garantojnë sigurinë e gazetarëve.
ERSAN PAJAZITI
