Maqedoni

VMRO ofertë LSDM-së: Refuzo platformën, formojmë qeveri pa shqiptarët; LSDM: udhëheqësia e VMRO-së po tenton të fshehë krimet

11.03.2017 17:07

VMRO DPMNE insiston që LSDM të mos e pranojë deklaratën e përbashkët të partive politike shqiptare...

VMRO DPMNE insiston që LSDM të mos e pranojë deklaratën e përbashkët të partive politike shqiptare dhe të formojë qeveri pa përfshirjen e partive shqiptare.
 
Platforma tiranase don të thotë ridefinim I shtetit prandaj sipas VMRO-së Zaev duhet të deklarohet kundër sajë.          
   
“Ne i shtrimë dorën LSDM-së dhe nëse LSDM e pranon këtë do të ketë qeveri, pa partit shqiptare”, shprehet Orce Gjorgjievski nga VMRO-DPMNE. 
 
Por edhe përkundër kësaj oferte nga VMRO-DPMNE nuk ngurrojnë ta quajnë liderin socialdemokrat kriminel i aboluar. 
 
“I njeti Zaev deri dje fshehte se për çfar detajesh ka arritur marrveshje dhe çfar lëshime ka bërë, vetëm që ti marr nënshkrimet e partive shqiptare. Deri dje gënjente se është biseduar vetëm në parim, ndërsa pasi e zbuloi opinion tani pranoi se është arritur marrveshje edhe për ligjin për gjuhët.E fshehu ligjin dhe nuk e prezentoi tekstin sepse e din se është katastrofal.Këtij njeriu nuk mund ti besohet ai është i gatshëm ti heshtë edhe ofendimet e Ziadin Selës se nuk egziston identitet maqedonas dhe para 100 vitesh nuk kishte maqedonas”, shprehet Orce Gjorgjievski nga VMRO-DPMNE. 
 
VMRO insiston që nëse Zaev nuk shprhet kundër platformës shqiptare, të shkohet në zgjehdje të parakohëshme parlamentare, sëbashku me ato lokale. I menjëhershëm ishte reagimi i LSDM-së: “Platforma e vetme reale që e sheh tër opinion i brendëshëm dhe ai ndërkombëtar, është Program i qeverisë së re reformatore, i cili përmban masa për nevojat elementare të qytetarëve dhe e garanton karakterin unitarë të shtetit. Vetëm VMRO-DPMNE ka nevojë të shtiret se nuk e sheh Programin e Qeverisë së re reformatore, sepse udhëheqësia e partisë ka nevojë ta thellojë krizën politike. Udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së në këtë mënyrë po gënjehet pa sukses se kështu do të mund ta ruaj pasurinë e arritur në mënyrë kriminale dhe të shpëtojnë nga përgjegjësia për këtë”, thuhet në reagimin e LSDM-së.
 
FARIJE DAUTI-BAKIJU