Më 15 qershor me punë nis trageti Pogradec-Strugë
Lajmi është bëri i ditur nga vetë Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto gjatë inspektimi të infrastrukturës portuale në Pogradec……….

Pas një zvarritje disa vjeçare, trageti i premtuar për t'u vënë në punë në liqenin e Ohrit, duket se më në fund do të vihet ne funksion ne 15 qershor. Lajmi është bëri i ditur nga vetë Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto gjatë inspektimi të infrastrukturës portuale në Pogradec.
Teksa ka parë nga afër molin ku do të ankorohet trageti i linjës ujore Pogradec-Ohër-Strugë, Haxhinasto tha se kjo linjë ujore që do të nisë këtë sezon turistik, do i japë një impuls të ri zhvillimit të turizmit në Pogradec.
Ndërkaq, ndryshe nga Ministri Haxhinasto, i cili nuk preferoi të argumentonte vonesat e vënies në funksion të linjës ujore në Pogradec, kryebashkiaku Artan Shkëmbi fajësoi qeveritë e kaluara, të cilat për shkak të burokracive të ndryshme, nuk përkrahën ndër vite vendorët e dy shteteve për realizimn e kësaj ideje.
Trageti i kësaj linje do të krijojë lehtësira jo vetëm për banorët e Pogradecit por edhe për ata të Strugës dhe Ohrit.
