Maqedoni

Kërçovë, përkujtohet Ruzhdi Veliu-Jehoni

11.03.2017 17:34

Në organizim të SHVL - UÇK-së, sot në varrezat e fshatit Kollarë, u mbajtë ceremonia përkujtimore për veprimtarin Ruzhdi Veliu-Jehoni...

Në organizim të SHVL - UÇK-së, sot në varrezat e fshatit Kollarë, u mbajtë ceremonia përkujtimore për veprimtarin Ruzhdi Veliu-Jehoni, ku morrën pjesë familjet e dëshmorëve dhe invalidëve të luftës përfaqsues institucionesh dhe bashkëveprimtarë nga të gjitha viset shqiptare
 
Në ceremoninë përkujtimore të organizuar nga SHVL-UÇK-së, sot në varrezat e fshatit Kollarë, familjarët dhe shokët e organizimit ilegal dhe veprimtarisë guerilase, shpalosën përmendoren e veprimtarit Ruzhdi Veliu-Jehoni.
 
Për jetën dhe veprimtarinë e tij, foli veprimtari Fatmir Limani i cili potencoi se Ruzhdi Veliu qysh në moshë të re iu bashkangjit veprimtarisë guerilase për furnizimin me armatim për luftërat që do të pasonin.
 
Ai potencoi se pas vuajtjes së dënimit në burgun e Ohrit, Jehoni ka vazhduar aktivitetin deri më 20 gusht të vitit 2001, kur arrestohet nga forcat e maskuara paramilitare, në afërsi të fshatit Botun. 
 
Ndërkaq komandanti i përgjithshëm i UÇK-së dhe lideri i BDI-së Ali Ahmeti, duke evokuar kujtimet mbi jetën dhe veprimtarinë e Ruzhdi Veliut, vuri në dukje momentin e dhimbshëm për zhdukjen e Jehonit dhe përgjigjen që ai dhe vëllau i tij Fazli Veliu duhej tia jepnin nënës së Ruzhdi Veliut.
 
Kujtimet e tyre për veprimtarinë e rrugëtarit të lirisë , Ruzhdi Veliu i shpalosën edhe bashkëveprimtarë të tjerë nga Shqipëria, Kosova dhe trevat shqiptare të Maqedonisë.
 
SHABAN DALIPI