Këshilli i etikës i mediave në Maqedoni, dënon sulmin ndaj gazetarit të TV 24 Banevski
Këshilli i Etikës i Mediave në Maqedoni, e ka dënuar sulmin e djeshëm fizik ndaj gazetarit të TV 24 Hristijan Banevski...

Në reagimin e Këshillit thuhet: Trendi i dhunës dhe pengimi i punës së gazetarëve dhe punëtorëve medial vazhdon të jetë problem serioz. Me këtë konfirmohen përpjekjet tendencioze të cënhet liria e mediave dhe e drejta e opinionit të jetë i informuar. Shteti është përgjegjës që të ndërmerr të gjitha maat për krijimin dhe ruajtjen e ambientit të volitshëm për lirinë e shprehjes dhe një obligim i tillë del edhe nga neni 10 nga Konventa Evropjane për liritë e njeriut.Komiteti I Minsitrave të Këshillit të Evropës poashtu rekomandon të mbrohet gazetaria dhe siguria e gazetarëve dhe akterëve tjerë medial", thuhet në reagimin me shkrim të Këshillit të Etikës së Mediave në Maqedoni.
