Maqedoni

Në prill skadon afati për qëndrim në konvikte; Qytetarët: Ende nuk kemi ku të kthehemi

11.03.2017 18:09

Shumë familje që pësuan nga përmbytjet e gushtit të viti të kaluar, nuk kanë arritur të zgjidhin problemin e strehimit...

Shumë familje që pësuan nga përmbytjet e gushtit të viti të kaluar, nuk kanë arritur të zgjidhin problemin e strehimit dhe vazhdojnë të jetojnë në konviktet studentore.
Të paktën këtë mund ta bëjën deri në 1 prill,  pasi ky është afati i fundit i dhënë nga qeveria.  Jonuz Rushiti nga fshati Hasanbeg i Shkupit, bashkë me familjen, është  strehuar në  konviktin Tome Stefanovski Seniç.
 
Nga shteti ka marrë vetëm 30 mijë denarë, shumë kjo me të cilën,  nuk ka mundur të renovojë asgjë nga shtëpia e shkatërruar tërësisht. 
 
“Kjo shtëpi s`mundet me u renovu sepse është rrënuar nga themeli. Nuk guxon të hyhet brenda se do të rrënohet mbi ne kjo shtëpi...Këtu nuk jetohet shihe themelin nuk e ka te sigurt , unë nuk kerkova aq shume vec se dy dhoma per tu strehuar”, shprehet banori i Hasanbegut Jonuz Rushiti. 
 
Gjithsej ne këtë konvik jane 79 banorë . Ata thonë se nuk kanë ku të kthehen . Disa ankohen se nuk kanë marrë ndihmë në të holla nga qeveria.
 
“Nuk kemi ide se ku të shkojmë, kam mar të holla vetëm nga Kryqi i Kuq, me kane premtuar se do të sjellin dicka, por ende nuk kam marrë asgjë. Kur erdhi minstri më pyeti a ke marrë të holla,  u habita unë, i thash eja me mua të kontrollojmë bankën se nuk ka asgjë, s’kam marrë”, shprehet banori i Hasanbegut.
 
Drejtori i konviktit Lulzim Xhemaili,  thotë se ka kërkuar nga dikasteri i punës dhe politikës  sociale që problemi i këtyre familjeve të zgjidhet në formë institucionale.
 
“Duhet të dalin në terren dhe ta shohin gjëndjen e tyre faktike. Të definohet ku është problem, të rregullohen shtepitë e tyre , dhe ky popull sa me shpejt te del dhe te vazhdojë jetën ashtu sic i ka hije“, shprehet drejtori I konviktit “Tome Stefanovski Seniç“, Lulzim Xhemaili. 
 
Ministri i punës dhe politikës sociale për TVM 2, thotë se nëse në terren konstatohet se këto familje nuk kanë kushte për jetesë në shtëpitë e tyre as pas 1 prillit, do të rishikohet shtyrja e afatit. 
 
“Do të shohim se si janë kushtet në terren, ka prej atyre familjeve që kanë arritur ti rinovojnë shtëpitë e tyre. Ekipet e ministrisë se punës dhe politikës sociale do të shkojnë të shohin sa prej personave kanë aritur të riparojnë shtëpitë e tyre dhe se prej tyre kanë mbetur në konviktin studentor Senic”, shprehet ministri i punës dhe politikës sociale Ibrahim Ibrahimi. 
 
Për kompensimin e dëmeve Qeveria ndau 2 miliardë e 400 mijë denarë të cilat ende nuk janë ndarë për të gjitha familjet e përmbytura.
 
Nuk ka përfunduar ende as  kompensimi i dëmeve bujqësore dhe makinave të dëmtuara.
 
Një pjesë e banorëve që kanë dërguar ankesa për vlerësimet ende nuk kanë marrë përgjigje.
 
Arsyetimi i autoriteteve është situata politike. Nga vërshimet që kapluan rrethinën e Shkupit më 6 gusht vitin e kaluar, 23 persona humbën jetën dhe u dëmtuan shumë shtëpi dhe biznese.   
 
SEMRA AJETI