Ekonomi
Kriza ekonomike, huamarrjet e reja vazhdojnë edhe gjatë 2017-ës; OEMVP : Rishikimi i buxhetit, parësore për qeverinë e re
11.03.2017 18:22
Trendi i marjes se borxheve te reja nga ana e Qeverise aktuale vazhdon edhe kete vit...

Para disa ditësh përmes ankandit të letrave me vlerë, është marë një huamarrje e re me vlerë prej 75 milionë euro, mjete keto qe nje dite me vone jane shfrytezuar per te paguar një borxh të vjetër.
Nga OEMVP shprehin brengosje per rritjen e trendit te huamarrjeve ndersa mungojne informacionet zyrtare te cilat arsyetojne humarrjet e reja.
A kemi shtim te borxhit të akumuluar apo shlyerje te borxheve paraprake.
Fatmir Bytyqi nga OEMVP thote per TVM2 se trendin e huamarjeve do të mund ta ndalonte vetem parlamenti nëse ai do të ishte funksional, për atë arsye edhe formimi sa më I shpejtë I qeverisë do të ishtë e vetmja rrugdalje nga kjo situatë e vështirë politike e cila po rëndon ekonominë.
“Nuk është e moralshme as etike që të vazhdosh të krijosh borxhe të reja duke mos pasur transparencë në harxhimin e parave publike dhe mjeteve ...Andaj formimi I qeverisë së re do të ishte rruga e vetme për të dalë nga kjo situatë, e posacërisht qeveria e re do të duhej të bëntë rishikim të buxhetit, ristruktuim të tij dhe ndoshta të mendoje në forma të tjera të stagnimit në pjesën e huamarjeve publike posaqërisht krijim e ndonjë aranzhmani me Fondin Monetar Ndërkombëtarë. Realisht kësaj qeveria duke e pasur parasysh situatën e rënduar ekonomike, jo stabilitetin politik I duhet hua të reja sepse ajo I ndihmon në operemit e perditshme, per neve problemtike është se nuk mendohet çfarë pastaj dhe me një qeveri në shkuarje nuk do të mendon për të ardhmen”, shprehet Fatmir Bytyqi-drejtor ekzekutiv i OEMVP-së.
Përfshirë vitin 2016, borxhi publik ka arritur në rreth 4.7 miliardë euro, apo 50.6 për qind të Bruto Prodhimit Vendor.
Me ketë tempo Maqedonia po ju afrohet vendeve me borxh public të lartë.
Insitucionet ndërkombëtare në raportet e tyre të fundit disa here potencuan nivelin e lartë të borxhit public si dhe menyrën se si ato mjete harxhohen.
FMN dhe Banka Botërore disa herë I rikujtuan qeverisë së vendit se konsolidimi fiskal duhet të realizohet në praktikë.
GAZMEND KURTISHI
