Maqedoni
MPB fletarrest ndërkombëtarë për Sead Koçan
11.03.2017 18:40
Ministria e Punëve të Brendshme ka lëshuar fletëarrest vendor dhe ndërkombëtar për afaristin Sead Koçan, pronar i TV Nova...

Tani për tani nuk mund të konfirmohet se ku mund të ndodhet i dyshuari i Prokurorisë Speciale në lëndën “Trust”, ndërsa disa media tanimë kanë njoftuar se mëngjesin e të enjtes Koçan ka lëshuar Maqedoninë përmes kalimit kufitari Tabanovc dhe është larguar në drejtim të panjohur.
Pronari i kompanisë Transmeti, ngarkohet për dokumente të falsifikuara për fitim të tenderit prej 17 milionë eurosh nga kompania ELEM. Këshilli Penal i Gjykatës Themelore Shkupi 1, ka shqiptuar masë paraburgimi prej 30 ditëve dhe ka dhënë urdhër-arrest, i cili ka hyrë në fuqi menjëherë.
