Pas Gjermanisë ndalohen tubimet turke në disa vende evropjane
Disa vende europiane kanë ndaluar tubimet masive të politikanëve turq, për të tërhequr mbështetje lidhur me referendumin kushtetues...

Disa vende europiane kanë ndaluar tubimet masive të politikanëve turq, për të tërhequr mbështetje lidhur me referendumin kushtetues që vendi do të mbajë në prill.
Tubimet e politikanëve turq për referendumin presidencial janë ndaluar në Gjermani, Holand, Austri dhe Zvicra, të cilat kanë cituar shqetësimet lidhur me sigurinë si shkaqe për ndalimin e tubimeve.
Erdogan do të kërkojë të zgjerojë fuqitë e tij presidenciale me anë të referendumit që vendi do të organizojë në prill.
Ai ka targetuar miliona votues emigrantë që të marrin pjesë në këtë referendum-përfshi edhe komunitetin prej 1.4 milionë turqish që jetojnë në Gjermani.
Ndalesa e tubimeve ka shkaktuar përplasje mes zyrtarëve turq dhe gjerman.
