Botë

Trump fton liderin palestinez Abas për vizitë në SHBA

11.03.2017 20:05

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka ftuar mbrëmë liderin palestinez, Mahmoud Abbas...

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka ftuar mbrëmë liderin palestinez, Mahmoud Abbas, për vizitë në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar rreth paqes me Izraelin.

Kjo ftesë u bë gjatë bisedës së parë telefonike ndërmjet dy liderëve.

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se Trump i ka thënë Abbasit se duhet të zhvilloj negociata dirkete paqësore me Izraelin dhe se Shtetet e Bashkuara do të punojnë për së afërti me të dy palët për arritjen e këtij qëllimi.

Palestinezët ishin të shqetësuar për mbështetjen e fuqishme të zotit Trump për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, i cili ishte njëri nga liderët e parë të jashtëm, që ishte pritur në Shtëpinë e Bardhë, pas inaugurimti të Trump më 20 janar.

Po ashtu, Trump dhe Netanyahu shpeshherë kanë pasur biseda telefonike. Presidenti i Autoritetet palestinez, Mahmoud Abbas, kërkon zgjidhje me dy shtete, ndërsa konsideron se pengesa kryesore për paqe ndërmjet palestinezëve dhe izraelitëve është ndërtimi i vendbanimeve izraelite në tokën e okupuar.