Botë
Dëbohet nga Holanda ministreja turke, protesta në Roterdam dhe Ankara
12.03.2017 13:14
Protesta në Roterdam e Ankara pasi ministres turke për çështje familjare, Fatma Betul Kaja...
Protesta në Roterdam e Ankara pasi ministres turke për çështje familjare, Fatma Betul Kaja i ishte pamundësuar qasja drejt atij objekti.
Ministrja më pas u dëbua nga Holanda dhe me shoqërim të policisë është dërguar drejt kufirit me Gjermaninë.
Kundër këtij veprimi janë mbledhur për të protestuar turqit që jetojnë në Roterdam, me çrast në ndërhyrjen e policisë holandeze para Konsullatës së Turqisë, janë plagosur të paktën shtatë persona.
Sipas policisë holandeze janë arrestuar 12 persona dhe të paktën shtatë të tjerë janë plagosur.
Megjithatë, dëshmitarët okularë thonë se numri i të lënduarve është shumë më i lartë.
"Njerëzit tanë janë mbledhur kundër sjelljes së qeverisë holandez ndaj autoriteteve turke që është e paarsyeshme, jo etike dhe që nuk i përshtaten rregullave diplomatike”, shprehet Sukru Kartepe- këshilltari i presidentit, Tajip Erdogan.
"Ne jemi këtu për të denoncuar trajtimi e keq nga policia hollandeze të ministrit tonë. Ne jemi këtu për të mbrojtur vendin tonë dhe njerëzit tanë. Ne kemi ardhur këtu me këto ndjenja. Numri i të plagosurve është shumë i madh. më shumë se sa që deklarohet", shprehet demostruesi Abdullah Daldiken.
"Sot u bë e qartë se ata nuk janë duke praktikuar demokracinë për të cilën flasin. Demokracia dhe liria e vërtetë është zbatuar në Turqi. Le të vijnë tek ne, për tu treguar atyre demokracinë dhe lirinë. Kur ministrat dhe deputetët e tyre të vijnë ne Turqi , ne I presim në mënyrën më të mirë të mundëshme,, por tani e tutje, Turqia nuk do të jetë shesh I lojrave të tyre", shprehet demostruesi Cemal Ozer.
"Ata treguan qytetarë turq se qëndrimi i Bashkimit Evropian, sidomos Austrisë dhe Holandës, është dyftyrës. Qytetarët tanë që jetojnë në Evropë duhet të mbrojë Popullit dhe nuk duhet të largohen nga konsullata turke", shprehet demostruesi Yunus Emre Ozer.
Zëdhënësja e policisë holandeze Patricia Wessels ka thënë se këta persona janë arrestuar për shkak se nuk kanë respektuar urdhrat e policisë.
Kjo ka tensionuar situatës mes Turqis dhe Hollandës pas çka Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan është shprehur me tone të ashpra sa u përket raporteve mes dy vendeve.
"Gjatë ngjarjeve të fundit, bota Perendimore ka treguar hapur fytyrën e saj të vërtetë. Unë mendoja që nazizmi ka marrë fund, por qenkam mashtruar. Nëse ju sakrifikoni marrëdhëniet turko-holandeze, do të paguani për këtë. Ne do të vlerësojmë hapat që do të hedhim para dhe pas zgjedhjeve të Holandës dhe do të dalim në konkluzionin se si do të veprojmë. Sepse kjo nuk mund të mbetet pa përgjigje. Veprimet që shkojnë deri në hajdutëri janë vetëm një tregues se fashizmi, armiqësia ndaj Islamit dhe racizmi janë në rritje në Evropë. Unë i bëj thirrje qytetarëve tanë në Evropë. Mos harroni, qëndroni me kokën lart. Këto veprime negative janë të përkohshme. Sepse ajo gjë që këta hedhin sot në shesh, një ditë do të kthehet dhe do ti godasë vetë ata”, shprehet kryetari i Turqisë Recep Tayyip Erdogan.
Autoritetet holandeze penguan Ministrin e Jashtëm të Turqisë Mevlüt Çavuşoğlu dhe ministren e politikave sociale dhe familjes Fatma Betul Sayan Kaya që të vizitojnë misionet diplomatike të Turqisë në këtë vend dhe të takohen me komunitetin turk në Holandë.
Lidhur me këtë u protestua edhe para ambasadës holandeze në Ankara.
Ministria turke e Punëve të Jashtme, për shkaqe sigurie e ndaloi qasjen drejt atij objekti, por gjithashtu edhe drejt konsullatës në Stamboll. Masa të ngjashme janë në fuqi edhe para rezidencës së ambasadorit holandez.
FARIJE DAUTI-BAKIJU
