“Çakalli Carlos”, në gjykatë për sulmin terrorist të vitit 1974
Një person me emrin Ilyich Ramirez Sanchez, i njohur si “Çakalli Carlos”, do të paraqitet sot në një gjykatë në Francë...

Një person me emrin Ilyich Ramirez Sanchez, i njohur si “Çakalli Carlos”, do të paraqitet sot në një gjykatë në Francë për sulmin terrorist me bombë në një shitore në Paris, në vitin 1974, me ç’rast u vranë dy persona dhe u plagosën 34 të tjerë.
Ramirez, me shtetësi të Venezuelës, tashmë I moshës 67 vjeçare, ishte emëruar si “Çakalli Carlos” nga mediat, sipas terroristit fiktiv në romanin e autorit, Frederick Forsyth, në vitin 1971.
Aktualisht, ai është në vuajtje të dënimit me burg të përjetshëm për vrasjen e dy policëve në Paris në vitin 1975 dhe një libanezi.
Ramirez, po ashtu, ishte dënuar për katër sulme me bomba në Paris dhe Marsejë, në vitet 1982 dhe 1983, nga të cilat u vranë 11 vetë dhe u plagosën afro 150 të tjerë.
Ai ishte arrestuar në Kartum të Sudanit në vitin 1994, nga policia elite franceze.
“Viktimat kanë pritur shumë gjatë që Carlosi të gjykohet dhe dënohet dhe plagët e tyre kurrë nuk janë shëruar”, tha avokati, Georges Holleaux, i cili i përfaqëson dy gra, burrat e të cilave janë vrarë, dhe 16 persona të tjerë. Ramirez i ka hedhur poshtë akuzat.
