DERIVATET

Benzinat lirohen, dizeli mbetet me çmim të njëjtë

19.05.2014 14:18

Benzina Eurosuper BS-95 lirohet për një denar dhe do të kushtojë 79 denarë për një litër. Çmimi i Eurosuper BS-98, megjithatë, zvogëlohet për 0,5 denarë dhe do të shitet për 80 denarë për një litër….

Benzinat prej sonte në mesnatë do të lirohen prej 0,5 deri në një denar  për një litër, ndërsa çmimi i dizelit do të mbetet i pandryshuar edhe gjatë 14 ditëve të ardhshme, vendosi sot Komisioni rregullator për energjetikë.

Benzina Eurosuper BS-95 lirohet për një denar dhe do të kushtojë 79 denarë për një litër. Çmimi i Eurosuper BS-98, megjithatë, zvogëlohet për 0,5 denarë dhe do të shitet për 80 denarë për një litër.

Eurodizeli dhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri mbetet me çmimet e deritanishme - 67,5, respektivisht 56 denarë për një litër.

Për 0,782 denarë u shtrenjtua mazuti, dhe një kilogram do të kushtojë 40,492 denarë.