Botë

Guatemalë: Në zjarrin në një jetimore jetën e humbën 39 vajza

12.03.2017 15:00

Përfaqësues të spitalit Ruzvelt kumtuan se dje edhe dy vajza u ajnë nënshtruar plagëve...

Të gjitha vajzat të cilët humbën jetën në zjarr janë të moshës ndërmjet 14 dhe 17 vjeç.
 
Zjarri shpërtheu të mërkurën, pasi që vajzat, të cilat ishin të mbyllura për shkak të tentimit për ikje, i kanë djegur dyshekët me qëllim që të tërheqin vëmendje.
 
Mijëra persona protestuan mbrëmë kundër Qeverisë në rrugët e Guatemalës, duke i lexuar me atë rast emrat dhe moshën e vajzave që pësuan nga zjarri.
 
Me strehimoren e fëmijëve menaxhojnë shërbimet sociale shtetërore dhe në të janë të vendosur të rinj të moshës deri 18 vjeç, të cilët kanë qenë viktima të keqtrajtimit në familje apo kanë jetuar në rrugë, ndërsa në strehimore vendosen me urdhër të gjykatës./mia