Maqedoni

Pashka kërkon punë, erdhi nga Shqipëria për më mirë, gjeti më keq - 071/230-449

12.03.2017 16:41

Quhet Pashkë, por jeta e saj nuk i ngjan aspak një feste. Pashka erdhi para 8 vitesh në Maqedoni...

Është nga Shqipëria nga Dukagjini, një vend ku varfëria është ulur këmbëkryq.
 
Erdhi të martohet në Maqedoni sepse I thanë që është mirë, madje shumë mirë.
 
Por gjërat për të nuk kanë ndryshuar. Janë keq, madje shumë keq. U martua si shumë të tjera nga rajonet e varfra të Shqipërisë, me një burrë maqedonas të gjetur nga shkesi. 
 
“Më mori në telefon dhe më tha të kemi gjetur një burrë. Bëri premtime premtonte dicka që nuk doli e vërteta, kur e pashë mbeta pa fjalë, por po të kthehesha duhej prapë nga fillimi kështuqë vazhdova këtë”, shprehet Pashka Karanfilovska.
 
Në këtë shtëpi të rrënuar jetojnë katër antarë, bashkëshorti  Ilo punon si mbajtës i higjenës në një ndërmarrje por nuk fiton  mjete të nevojshme financiare për të kaluar muajin.
 
“Punon mirëmbajtës në një firmë, pastrues si me thënë, por rroga është shumë e vogël, me të cilën kushtet elementare nuk mund ti plotësojmë, paguan rrugën që shkon te puna, dy javë nuk ka shkuar as në punë hic, sepse ka qene i sëmurë, sot ka shkuar te spitali për ti marrë përgjigjet e analizave sepse duhet të operohet, ashtu që edhe ai është me probleme shëndetësore dhe nuk është i aftë për të punuar diku tjetër që të nxjerr më shumë, cdo muaj presim të arrijmë dicka po nuk arrijme dot ti shlyejme shpenzimet të faturave, spitalit dhe gjërat tjera”, shprehet Pashka Karanfilovska.
 
Pashka nuk punon ajo thotë se ka shumë dëshirë të gjejë një punë pasi në këtë mënyrë nuk do të shtrinte dorën për të kërkuar ndihmë nga të tjerët, por vet do të ishte e zonja të ushqente fëmijët.
 
“Tetë vjecaren e kam mbaruar ,nuk kam mbaruar më shumë por mundem besoj se jam e aftë për të punuar,   nuk pretendoj cfarë pune mund të bëj cdo llojë pune, katër gjuhë I di italisht, shqip, maqedonisht dhe anglishten komunikoj normalisht”, shprehet Pashka Karanfilovska.
 
Prezentimi i jetës së tyre synon të tërheq vëmendjen e të gjithëve që kanë në dorë mundësin për lehtësimin e dhimbjeve të plagës së varfësisë dhe besojmë se të gjithë e kemi mundësinë, kush më shumë e kush më pak, kush me mjete materiale, kush me financa , e kush me respekt, pavarsisht mënyrës do t’ua lehtësojmë barrën që kanë, sëbashku kundër varfërisë mund të bëjmë shumë.
 
RINA TURKESHI-SAHITI