Maqedoni

Mbetjet e kafshëve mbeten përgjatë rrugës; Ibishi: Nuk e bëj punën e komunës së Ç. Sandevës

12.03.2017 16:54

Edhe pse kanë kaluar më shumë se tre javë, mbetjet nga 25 lopët e ngordhura të fermerit Sami Ibishi janë të pa groposura...

Askush nga autoritetet nuk don që të merr përsipër ta kryejë obligimin, jo vetëm për groposjen etyre por dhe për dezifektimin e vendit ku ata më ndodhen një kohë të gjatë.  
 
Mbetjet e kafshëve  gjenden përgjatë rrugës për në Bllacë,  dhe akoma nuk dihet kurr përfundimisht do të hiqen. 
 
“Një muaj e gjysëm asnjë institucion nuk e merr për sipër të gropos 25 lopët e ngordhura të fermerit Sami Ibishit. Ata vazhdojn të qendrojn ketu, ndërsa era e keqe kundërmon gjithandej”.
 
Sami Ibishi thotë se situata në terren është alarmante. Ai u rikujton autoriteteve se vendi ku ndodhen kafshët mund të shënderohet në strofull të sëmundjeve infektive dhe njëherit mbetet i vendosur të mos e bëjë detyrën e Komunës së Çuçer Sandevës ti groposë vetë kafshët.
 
“Jam lajmëruar në komunë disa herë, por ata nuk kanë intertesim për këtë punë. Për çdo ditë  vijnë dhe më kërcenojnë që unë ti largoj dhe gropos  lopët e ngordhura dhe se kinse  ata nuk kanë mundësi për ta bërë. Thjesht ata janë të painteresuara për të kryer këtë punë. Mirëpo unë nuk e kam ndërmend të bëj punën e tyre, çfarë duan le të bëjnë, se nuk është faji im, por i atyre”, shprehet fermeri Sami Ibishi.
 
Komuna e Çuçer Sandevës edhe pse është e obliguar nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari të bëjë groposjen e këtyre kafshëve ata ende nuk kanë sqaruar përse deri tani nuk e kanë bërë këtë. Komuna duhet të përcaktoj vendin dhe të angazhoj makineri të veçanta për groposjen e tyre. 
 
“Edhe përkundrë përpjkekjeve të shumta dy javore autoritetet e komunës së Çuçer Sandevës nuk gjetën kohë për të prononcuar për rastin në fjalë”.
 
Autoritetet e Agjencisë  për Ushqim dhe Veterinari për TVM- 2 thonë se po bëjnë ç’mos për t’i bindur e pa denuar atoritetet komunale të kryejnë detyrën e vetë dhe të groposën kafshët. 
 
“Vendimi i shqiptuar nga ana e Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari është në fuqi deri në realizimin e plotë të tij. Është e vertet se komuna e Çuçer Sandevës deri tani nuk e ka zbatuar këtë vendim në terren. Ne vazhdojmë të kontaktojm me autoritetet komunale dhe jemi duke i bërë presion të ngadalshëm për të kryer këtë obligim i tyre ligjor. Informatat e fundit jo zyrtare nga komuna janë se të hënën do të bëhet larimi i tërësishtëm të mbetjeve të kafshëve të cilat ndodhën në territorin e kësaj komune”, shprehet udhëheqësi i inspektoriatit në AUV Oliver Ivanovski.
 
Fermerit Sami Ibishit i ngordhën 25 lopë brenda një muaji. Rezultatet mikrobiologjike të Agjencisë për Veterinari nuk treguan sëmundje infektime  ose helmim të tyre.
 
REXHEP QAMILI