Maqedoni
LSDM prezentoi programin ekonomik, socialdemokratët kërkojnë mandatin nga Ivanov; VMRO DPMNE, LSDM të formojë qeveri pa shqiptarët ose zgjedhje
12.03.2017 17:55
LSDM prezentoi programin ekonomik i cili sipas kësaj partie bazohet në mbështetjen e sipërmarëseve të vendit...

LSDM prezentoi programin ekonomik i cili sipas kësaj partie bazohet në mbështetjen e sipërmarëseve të vendit, rritje e rrogave dhe të drejtës sociale.
Në programin është paraparë ndihmë shtetërore në vlerë prej 20 milion eurove për kompanitë e vendit, ndërsa përmes masave aktive për punë do të punësohen 16.000 persona në vjet në sektorin privat.
“Mbështetja e shtetit për inkurajimin e bizneseve të vendit, sidomos bizneseve të vogla dhe të mesme do të jetë e rritur dhe do të .... 20 milion euro, që prej vitit të parë të mandatit. Gjithashtu në vitin e parë të mandatit rroga minimale do të rritet në 12.000 denarë. Qeveria e ardhshme ka për qëllim që të sjell drejtësi në dy mekanizmat kyçe për ridistribuim të të ardhurave të shoqërisë, në sistemin tatimor dhe sistemin social”, shprehet Dragan Tevtovski nga LSDM.
Por për tu realizuar ky program, LSDM kërkon nga presidenti Ivanov që ti jep mandatin liderit social demokrat Zoran Zaev. Sipas LSDM-së me programin e qeverisë së re nuk cenohet unitariteti i shtetit.
"Programi i qeverisë së re reformuese e garanton unitaritetin e shtetit dhe siguron zhvillim dhe përparim të vendit. Për këtë arsye Gjorge Ivanov është i detyruar ta respektojë Kushtetutën, t'ia japë mandatin kryetarit Zaev, i cili siguroi 67 nënshkrime për formim të qeverisë dhe të mundësojë transfer të qetë të pushtetit”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.
Ndërkohë nga VMRO-DPMNE kërkojnë që LSDM publikisht të heqë dorë nga platforma e Tiranës dhe elementet në të, të cilat, sipas VMRO-së, do ta ridefinojnë Maqedoninë, e cila nga multi-etnike, do ta shndërronin në shtet binacional.
“I ofrojmë Zoran Zaevit të prqanojë mbështetje të VMRO-DPMNE-së për të formuar qeverinë, nëse publikisht do të heq dorë nga platfoma e Tiranës dhe elementeve të përmbajtura në të. Ne në interes të ruajtjes të karakterit multi-etnik të shtetit, i ofrojmë Zoran Zaevit të prqanojë zgjedhje të reja parlamentare të cilat do të mbahen bashkë me ato lokalet, me qëllim që qytetarët të dalin dhe të tregojnë se a janë për platformën e Tiranës apo jo”, shprehen nga VMRO-DPMNE.
Deklaratat e nënkryetari të BDI-së Izet Mexhiti se VMRO ka pranuar gjuhën shqipe në bisedime, nga VMRO-DPMNE i cilësojnë si të pavërteta dhe dezinformata të cilat bëhen me qëllim të manipulimit të opinionit.
ERSAN PAJAZITI
