Botë
Protesta në Bjellorusi, arrestohen disa gazetarë dhe liderë opozitarë
12.03.2017 19:14
Bjellorusia tash më është e përfshirë me protesta, ku gjatë ditës së djeshme ka pasuar edhe arrestime....

Policia bjelloruse ka arrestuar një grup të liderëve opozitarë dhe së paku tre gazetarë gjatë protestës lidhur me taksën qeveritare për të papunët.
Arrestimet janë bërë në Vorsha, ndërsa në mesin e gazetarëve të arrestuar ishte edhe reporteri i Radios Evropa e Lirë. Protestuesit e kanë kundërshtuar një legjislacion për taksë të presidentit autoritar, Alyaksandr Lukashenko, i cili e arsyetoi atë me luftimin kundër asaj që ai e quajti “parazitizëm social”, transmeton Evropa e Lirë.
Personat që punojnë më pak se 6 muaj në vit dhe nuk regjistrohen në zyrat për punësim, duhet të paguajnë një taksë prej afro 200 dollarësh. I konsideruar nga Perëndimi si “diktatori i fundit i Evropës”, Lukashenka është përpjekur për angazhim më të madh me Perëndimin, por ka synuar që të mos e shqetësojë aleatin më të afërt të vendit të tij, Rusinë.
