Botë
Erdogan: Holanda po i viktimizon marrëdhëniet me Turqinë për shkak të zgjedhjeve
12.03.2017 19:49
Holanda do të paguajë sepse po i viktimizon marrëdhëniet me aleatin e saj në NATO, Turqinë...

Holanda do të paguajë sepse po i viktimizon marrëdhëniet me aleatin e saj në NATO, Turqinë, për shkak të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare në vend, deklaroi sot presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan.
Ai theksoi se Turqia do të ndërmarrë "hapa adekuat" kundër Holandës për shkak të dëbimit nga vendi të ministres turke të çështjeve familjes, Fatma Betul Kaja, procedurë të cilën e vlerësoi si të "turpshme".
"Të jeni tël sigurtë se di të paguajnë dhe do të shohin se çka do të thotë diplomacia. Ne do t'i mësojmë se çka është diploamcia ndërkombëtare", deklaroi Erdogan në fjalimin gjatë tubimit në Stamboll.
Ai theksoi se ka pasur të drejtë kur dje pas ndalesës së autoriteteve në Hagë për aterimin e aeroplanit të minsitrit turk të Punëve të Jashtme, Mevlut Çaushogllu në Holandë, i akuzoi për "nacizëm" dhe "fashizëm", sepse, siç tha, "vetëm regjime të tilla mund t'u ndalojnë ministrave të huaj hyrjen në vend".
"Mendova se nacizmi ka përfunduar, por nuk kisha pasur të drejtë. Nacizmi është i gjallë në perëndim", deklaroi Erdogan.
Ai me atë rast iu falënderua Francës sepse e lejoi Çaushogllun të mbajë fjalim në tubimin e pçjesëtarëve të komunitetit lokal turk në qyttein Mec.
Çaushogllu para fjalimit në tubimin në Mec deklaroi se Turqia do të vazhdojë të ndërmarrë masa kundër Holandës, derisa ky vend nuk kërkon falje për skandalet diplomatike.
Ai theksoi se Turqia po përgatitë masa adekuate, të cilat do të jenë "dhjetëfish më të mëdha" se ato që i ndërmori Holanda.
"Autoritetet holandeze jo vetëm që e ndaluan flëuturimin tim drejt Roterdamit, por edhe nuk lejuan hyrjen në rezidencën e konsullatës së përgjithshme turke në Roterdam të Fatma Bejtul Kaja, ministre e Fmailjes dhe politikës sociale. "Ky është turp për Evropën. Ankaraja çdo herë do ta përkujtojë Evropën për këtë turp", premtoi Çaushogllu.
Çaushogllu deklaroi se pret të shohë nëse shtetet evropiane do ta kritikojnë këtë "akt fashist" të Holandës.
Zgjedhjet parlamentare në Holandë janë caktuar për më 15 mars. Sipas anketave të mendimit publik, partia liberal-konservatore në pushtet, Partia popullore për liri dhe demokraci (VVD) ka përparësi prej rreth dy për qind para Partisë së lirisë populiste dhe antimigracionit (PVV)./mia
