Putin i urdhëroi ushtarët rusë, të cilët morën pjesë në stërvitje në kufirin me Ukrainën, të kthehen në baza
Urdhëri parasheh këto njësite ta vazhdojnë përgatitjen ushtarake në poligonët, krahas bazave të tyre…..

Presidenti rus, Vlladimir Putin i urdhëroi ushtarët, të cilët morën pjesë në stërvitje ushtarake në afërsi të kufirit me Ukrainën, në rajonin e Rostovit, Bellgorodit dhe Bërjanskut, të kthehen në bazat e tyre, kumtoi pres shërbimi në Kremlin.
Urdhëri parasheh këto njësite ta vazhdojnë përgatitjen ushtarake në poligonët, krahas bazave të tyre.
Presidenti i Rusisë "i përshëndeti kontaktet e para midis Kievit dhe ithtarëve të federalizimit duke e pasur parasysh vendosjen e dialogut të drejtpërdrejtë në të cilin do të marrin pjesë të gjitha palët e interesuara", - thuhet në kumtesë.
Rusia bëri thirrje urgjente që të ndalohet "operacioni ndëshkues dhe veprimet e dhunshme, të tërhiqen ushtritë dhe të gjitha problemet të zgjidhen në mëynrë paqësore, thekson pres shërbimi".
Tani për tani nuk është e qartë nëse ky urdhër do të thotë nëse do të ketë më pak ushtarë në kufirin me Ukrainën, ku NATO pohon se Rusia ka sistemuar rreth 40 mijë ushtarë.
NATO dhe SHBA-ja kumtuan se tani për tani nuk ka shenja të tërheqjes së ushtarëve, edhe pse Putini më 7 maj deklaroi se ushtarët do të tërhiqen nga kufiri.
"NATO nuk sheh kurrfarë shenjash të kthimit të ushtarëve rusë në baza pas stërvitjeve ushtarake në afërsi të kufirit ukrainas", deklaroi sot një përfaqësues i Aleancës.
