Botë
ShBA, rikthehet dimri, gjysmë metër borë në Minesota
13.03.2017 12:22
Kur të gjithë mendonim se pranvera erdhi, moti na tregoi se jemi gëzuar më herët se sa duhet...

Temperaturat kanë rënë ndjeshëm në të gjithë hemisferën veriore, por në Minesota të ShBA-ve dimri është kthyer me të gjitha katakteristikat e stinës.
Bora ka mbuluar rrugët, duke u kthyer në rrezik për shoferët. Rrugët kryesore në Minesota janë mbyllur për qarkullim, në autostrada vozitja bëhet në kushte të rënda dimërore, me zinxhirë, dhe shikueshmëria është shumë e ulët. Stuhia e funddimrit i ka gjetur njerëzit e papërgatitur. Bora ka arritur lartësinë prej gjysmë metri dhe pritet që stuhia të vazhdojë deri të mërkurën.
Reshje bore dhe shi i akullt po bie edhe në Nju Jork dhe Uashington, por nuk ka probleme në qarkullimin rrugor, përveç çudisë së njerëzve që ishin përgatitur të presin pranverën.
