SUPERLIGA

Nesër ndeshjet e dyta gjysëmfinale, Liria pret MZT Skopjen

19.05.2014 14:56

Pas ndeshjeve të para në kuadër të plejoffit në basketbollin vendor, në të cilat fitore korrën skuadrat vendase, nesër në program janë takimet kthyese në seritë gjysëmfinale………….

Pas ndeshjeve të para në kuadër të plejoffit në basketbollin vendor, në të cilat fitore korrën skuadrat vendase, nesër në program janë takimet kthyese në seritë gjysëmfinale, në të cilat ekipet e Lirisë dhe Kozhufit, do të kërkojnë fitore për të mbetur në lojë, kundër MZT Skopjes, respektivisht Rabotniçkit.

Skuadra nga Çairi, pas të gjithë padrejtësive që i`u bën në momentin e mbylljes të garimit në kuadër të super ligës, në ndeshjen e parë si mysafir i MZT-së, pa ndihmën e tifozëve më të flaktë “shvercerave”, të cilëve nuk iu mundësua të ndjekin takimin e zhvilluar në “Boris Trajkovski”, nuk kishte forcë të bëj diç më tepër, por kësaj rradhe gjërat do të jenë më ndryshe.

Sfida e dytë e plejoffit për Lirinë, e cila shpresojmë të mos jetë edhe e fundit, pasi seritë gjysëmfinale luhen deri në dy fitore, do të luhet para tribunave të mbushura me tifoz të kësaj skuadre, në palestrën e vogël në Kale dhe në të njejtën, të përzgjedhurit e trajnerit Marjan Ilievski, do të kërkojnë fitoren e parë sivjet, në ballafaqimin e pestë kundër rivalit të madh.

Në takimin tjetër që do të luhet në Gjevgjeli, Kozhufi vendas do të luaj kundër Rabotniçkit, me ç`rast kampioni i shumëfishtë ka përparsinë prej 1-0 nga ndeshja e parë e luajtur si nikoqir të shtunën në Shkup.

Takimi në Shkup, mes Lirisë dhe MZT Skopjes, do të filloj në orën 19.00, ndërsa 30 minuta më vonë, në Gjevgjeli do të nisin dyluftimin e tyre Kozhufi dhe Rabotniçki.