Maqedoni

Sellcë, nesër manifestimi “Pranvera e dinjitetit”

13.03.2017 13:35

Nesër, në Kalanë e Sellcës, në Tetovë, do të mbahet manifestimi tradicional “Pranvera e dinjitetit”...

Ky manifestim tradicional mbahet me rastin e shënimit të 16 vjetorit të thellimit të luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, në vitin 2001, në Malësinë e Tetovës.

Manifestimi fillon në orën 13:00 dhe në të marrin pjesë familjet e dëshmorëve, veteranë të luftës dhe mysafirë të shumtë nga të gjitha trojet shqiptare.

Këtë manifestin e organizojnë ish-ushtarët dhe eprorët e Brigadës 112 “Mujdin Aliu”.