Kuvendi ndau vendimet e punës edhe për deputetët opozitar
Komisioni për zgjedhje dhe emërime miratoi sot vendimet për punë të të gjithë 123 deputetëve të zgjedhur në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të realizuara më 27 prill të këtij viti……...

Komisioni për zgjedhje dhe emërime miratoi sot vendimet për punë të të gjithë 123 deputetëve të zgjedhur në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të realizuara më 27 prill të këtij viti.
Në mesin e vendimeve janë edhe ato të deputetëve opozitarë të cilët me deklaratë para noterit u shprehën se nuk i pranojnë çertifikatat për deputetë.
Vendim i tillë i deputetëve opozitarë u vlerësua si antikushtetues nga anëtarët e Komisionit në fjalë, të cilët unanimisht votuan pro miratimit të vendimeve për punë, përfshi edhe vendimet e deputetëve opozitare. Vendimi për punë i deputetëve hyn në fuqi nga dita e mbajtjes së seancës konstituive, gjegjësisht 10 maj.
