Grande për 6 institucione nga Maqedonia, Qeveria japoneze ndan 368.362 euro për projekte
Gjashtë institucione nga Maqedonia nënshkruan marrëveshjen për grande me qeverinë e Japonisë me vlerë prej 368. 626 eurosh. Projektet janë financuar nga programi "Grande ndihmë për mbështetje të projekteve të vogla", të themeluar nga Qeveria e Japonisë.

Gjashtë institucione nga Maqedonia nënshkruan marrëveshjen për grande me qeverinë e Japonisë me vlerë prej 368. 626 eurosh. Projektet janë financuar nga programi "Grande ndihmë për mbështetje të projekteve të vogla", të themeluar nga Qeveria e Japonisë.
“Jemi të bindur se të gjitha institucionet me përgjegjësi do të shfrytëzojnë mjetet nga grandet me qëllim që të përmbushen qëllimet e projekteve. Ambasada e Japonisë në Shkup është e gatshme që t’u ndihmojë dhe ne presim me padurim që t’i vizitojmë lokacionet kur t’i përfundojnë projektet”,- deklaroi ambasadori i Japonisë në Shkup, Tojokazu Kubota.
Grandet jepen për rehabilitimin e shkollave fillore "Shën Klimenti i Ohrit" në Drasllajcë të Strugës dhe "Vuk Karaxhiq" në Kumanovë, mekanizëm për parandalimin e vërshimeve në rajonin planor të Pellagonisë, aparaturë mjekësore për repartin e gastro-entero-hepatologjisë në Klinikën Universitare në Shkup, makinë të re për njësitin e zjarrfikësve në Veles dhe një ambulancë të re për Spitalin e përgjithshëm në Ohër.
“Aparati i ri përfshin elastografi, që mundëson vlerësimin e diagnozës së cirrozës dhe fibrozës në mëlçi”,- thanë nga Klinika Universitare për Gastroenterohepatologji.
“Këto grande janë një perspektivë e re për shkollën dhe për nxënësit, për më shumë siguri, pastërti dhe një mjedis të shëndetshëm për mësim” ,- u shpreh Sh. F. "Vuk Karaxhiq" – Kumanovë.
Ky program në Maqedoni zbatohet që nga viti 1996 dhe deri më tani janë realizuar 100 projekte me vlerë prej 6 milion eurosh. (Rejhane Bushi-Metaj, TVM2)
