Maqedoni

Gjykata Supreme me kryetar të ri, Vangellovski merr 12 votat e Këshillit Gjyqësor

13.03.2017 16:32

Jovo Vangellovski është kryetari i ri i Gjykatës Supreme...

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit Gjyqësor, për emërimin e tij votuan 12 anëtarë të Këshillit, kurse një ishte kundër. Në seancën e njëjtë u zgjodh dhe ushtruesi i detyrës, kryetar i Gjykatës Penale  Shkupi 1.
 
Këtë post do ta ushtrojë Stojançe Ribarev. Gjykatësi Vangellovski ishte kandidat për karrigen e parë të Supremes bashkë me gjykatësen në Gjykatën e Lartë, Lidija Nedelkovan, me ushtruesen e detyrës në këtë gjykatë, Snezhana Bajllozovan, ish kryetarin e Supremes, Jovo Vangellovskin, dhe gjykatësen, Besa Ademin.