(Mos) pagesa e subvencioneve, bujqit: Rrezikohen mbjelljet, do protestojmë
Bujqit do të kenë humbje të mëdha nëse nuk i marrin në kohë subvencionet....

Bujqit do të kenë humbje të mëdha nëse nuk i marrin në kohë subvencionet. Përfaqësuesit e shoqatave të bujqve u takuan sot me ministrin e resorit, të cilit i shpjeguan se për shkak të mospagesës së subvencioneve nuk mund të fillojnë mbjelljet pranverore.
“Kemi dakorduar një takim të hënën e ardhshme me ministrin. Nëse edhe këtë javë nuk i marrim subvencionet, do të mendojmë të dalim në protesta”,- deklaroi kryetari i Lidhjes së Vreshtarisë “Agrotikveshija”, Lupço Arizanov.
Ministri ia hedh fajin krizës politike. Sipas tij, po punohet për gjetjen e një zgjidhjeje përmes së cilës do të mundësohej pagesa e subvencioneve, sipas ligjit. Në këtë drejtim janë edhe ndryshimet në Ligjin për zgjedhjet të cilat presin aminin e Qeverisë.
“Ndryshimet janë dorëzuar në qeveri dhe për to po diskutohet. Javën e kaluar nuk mbajtëm seancë dhe në diskutimin e parë nuk u soll vendim për subvencionet”,- theksoi ministri i Bujqësisë, Mihail Cvetkov.
Ligji i zgjedhjeve ndalon pagesën e subvencioneve deri në formimin e qeverisë së re. Ministria e Bujqësisë tashmë i ka përgatitur ndryshimet ligjore përmes të cilave kërkohet që subvencionet të mund të paguhen pas konstituimit të parlamentit. (Rexhep Qamili, TVM2)
