Paraburgimi për Sead Koçan, PPS pranon ankesën e mbrojtjes
PPS në afat prej 24 orëve do të përgjigjet në ankesën e mbrojtjes në lidhje me biznesmenin, Seat Koçan...

PPS kërkoi vendosjen e masës së paraburgimit 30 ditor, masë e cila njëherë nuk u pranua, por më pas gjykata vendosi se ka fakte të mjaftueshme që tregojnë se Koçan mund të largohet nga vendi, prandaj Gjykata autorizoi MPB-në të gjejë dhe paraburgosë biznesmenin e dyshuar në rastin “Trust”.
Mbrojtja është ankuar ndaj këtij vendimi. Ankesa sot ka arritur edhe në zyrat e Prokurorisë Speciale.
Pasi PPS t’i përgjigjet ankesës, Gjykata e Apelit në afat prej 48 orëve do të duhet të marrë vendimin për dërgimin e Koçanit në paraburgim ose të shfuqizojë të njëjtin. Policia ende nuk ka asnjë të dhënë se ku gjendet biznesmeni i dyshuar.
Koçan e ka lëshuar vendin nëpërmjet pikëkalimit kufitar në Tabanovc të enjten, ditën kur hyri në fuqi vendimi për paraburgim.
Avokati, Nikolla Dodevski, deklaroi se Seat Koçan është në udhëtim zyrtar, por nuk dha asnjë detaj se kur do të kthehet nga ky udhëtim.
