Greva në MPM, SPGM: Rroga nuk ka, zgjatet në 8 orë në ditë
Punonjësit e “Media Print” - Maqedoni, përgjegjëse për gazetat “Dnevnik”, “Utrinski Vesnik” dhe “Vest”, sollën vendim të zgjasin në 8 orë orarin e grevës së tyre....

Ata ende nuk i kanë marrë rrogat e janarit dhe nga udhëheqësia e ndërmarrjes nuk sqarojnë se kur kanë ndërmend t’i paguajnë e as se çfarë do të ndodhë me kompaninë gjatë periudhës së ardhshme.
Nga Sindikata e Pavarur e Gazetarëve thonë se revolta e të punësuarve është tepër e madhe për shkak të situatës ekonomike-sociale dhe sjelljes injoruese të menaxhmentit.
Gazetarët e këtyre mediave të shkruara disa herë kanë dalë në protesta për ta shprehur pakënaqësinë ndaj zvogëlimit të pagave, apo mospagimit në kohë të rrogave.
Në korrik të vitit të kaluar ata protestuan ndaj paralajmërimit se 20 të punësuar, shumica nga gazeta “Vest”, do të largohen nga puna.
