Botë

Somali, shpërthen makina bombë, tetë të vdekur

13.03.2017 17:46

Një makinë bombë shpërtheu në një rrugë të frekuentuar të kryeqytetit të Somalisë duke lënë tetë të vdekur...

Makina bombë ishte vendosur në afërsi të një hoteli të njohur të qytetit, por për fat të mirë fuqia e bombës nuk arriti deri tek hoteli, është shkatërruar vetëm një shtëpi aty pranë.

Vetëm një orë para shpërthimit, autoritetet vranë një kamikaz, i cili u përpoq të hynte me një minibus me eksploziv në një postobllok.

Policia qëlloi pasi drejtuesi i autobusit nuk ndaloi.

Dy policë u lënduan në këtë shkëmbim zjarri. Në të kaluarën, përgjegjësinë për sulme të ngjashme e ka marrë “Al Kaeda”, por ende nuk dihet nëse organizata qëndron edhe pas sulmeve të sotme.