Grande për mjedisin jetësor
Ministri i Ambientit, Abdylaqim Ademi, tha se nga buxheti kombëtar dhe me mbështetjen e Bashkësisë Ndërkombëtare, kemi arritur suksese të shumta viteve të fundit, sa i përket investimeve në mjedisin jetësor…...

Sot u prezantua propozimi i programit shumëvjeçar i instrumentit për ndihmë paraqasëse për sektorin e Mjedisit Jetësor në periudhën programore 2014-2020, qëllimi i së cilës është ndërtimi i projekteve të infrastrukturës për menaxhimin e mbeturinave dhe ujërave.
Ministri i Ambientit, Abdylaqim Ademi, tha se nga buxheti kombëtar dhe me mbështetjen e Bashkësisë Ndërkombëtare, kemi arritur suksese të shumta viteve të fundit, sa i përket investimeve në mjedisin jetësor.
“Burim më të sigurt dhe më të madh e kemi sigurisht IPA-komponentin dhe pikërisht këtë sot jemi duke e prezantuar për periudhën e ardhshme. Deri më tani janë përgatitur një sërë dokumentacionesh, që do të thotë ndërtimi i rrjetit të kanalizimit dhe stacioneve për filtrimin e ujërave të zeza, për disa komuna edhe atë për: Prilepin, Radovishin, Kavadarin, Manastirin, Tetovën, Gostivarin, Berovën, Dibrën, Strumicën, Kumanovën dhe Kërçovën”, - deklaroi ministri i Ekologjisë, Abdylaqim Ademi.
Njëherit ministri Ademi theksoi se një pjesë e ndihmës do të jetë drejtë zbatimit të projekteve për përforcimin e kapaciteteve të Administratës Qendrore dhe Lokale.
Ai më tej potencon se një pjesë të ndihmës planifikojnë që ta ndajnë për grandet, për zbatimin e pilot-projekteve, për zhvillim të qëndrueshme në dy sfera: mbrojtjen e natyrës dhe rritjen e efikasitetit energjetik dhe reduktimin e ndryshimeve klimatike në objektet publike. (Vlora Latifi-Topojani, TVM2)
